Nëse Belind Këlliçi fiton në Primaret e Tiranës, Ori Nebijaj bëhet deputete

Lëvizje deputetësh ka në PD. Deputeti demokrat Belind Këlliçi shpalli pak ditë më parë kandidaturën në primaret që do të mbahen brenda partisë për Tiranën. Në rast se fitues do të jetë Këlliçi, i cili do të hyjë në garën e lokaleve, atëherë ai duhet të lërë mandatin e deputetit para se të garojë përballë Veliajt.

Kush do e zëvendësojë atë në Kuvend? Pas Belind Këlliçit në renditje vjen moderatorja Ori Nebijaj, e cila mori një numër të konsiderueshëm votash në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar.

Nebijaj vjen direkt pas Petrit Dodës, i cili zëvendëson Alfred Rushajn, pasi u mësua se ky i fundit këtë mbrëmje dha dorëheqjen nga mandati për arsye personale. Ajo ka marrë 5606 vota në Tiranë.

SHKARKO APP