”Nëse çështja e detit shkon në Hagë, Shqipëria humb”, Burimi: Lobi grek i fuqishëm, 200 milje rrezikon t’i marrë Greqia
Analisti Genc Burimi flet për marrëveshjen për detin me Greqinë, nëse shkon në gjykatën e të drejtave ndërkombëtare në Hagë, do të ketë vendim negativ për Shqipërinë. Sipas tij, lobi grek në Hagë është i fuqishëm, duke shtuar se edhe vizita e papritur e ambasadores amerikane në Athinë, supozohet të ketë pasur në fokus dhe çështjen e ndarjes së ujërave detare me Greqinë.
”Nëse Rama e çon në gjykatë dhe s’ka negociim. Vajtja në gjykatë favorizon Greqinë, lobi grek i fuqishëm. Ka patur një negociatë për ujërat. Janë dy nocione të ndryshme, hapësira detare kufitare, janë 12 milje, kurse zonat ekonomike janë 200 milje.
Ku e dimë ne që ajo vizitë aq e papritur në darkë, që askush se mori vesh pse erdhi ajo, ambasadorja e Trump në Greqi, nuk i ka thënë që çështjen e ndarjes së ujërave detare, ta çosh në gjykatë që ta marrë Greqia. Po të shihni ujërat përreth Korfuzit, ka vendburime gazi.
Di që ujërat detare ekonomike duhet të ndahen përgjysëm. Nëse Rama e çon në gjykatë dhe s’ka negociim. Vajtja në gjykatë favorizon Greqinë, lobi grek i fuqishëm. Ka patur një negociatë për ujërat. Janë dy nocione të ndryshme, hapësira detare kufitare, janë 12 milje, kurse zonat ekonomike janë 200 milje”.
KOHA JONË SONDAZH

