Nese kërkon të punësohesh, duhet të dorëzosh tek punëdhënësi raportin mjekoligjor
Për të siguruar kontrollin shëndetësor në punë të punëmarrësve, qeveria detyron punëdhënësin që ti punësojë punëmarrësit e tij bazuar në raportin e lëshuar nga komisioni mjekoligjor pranë çdo qendre shëndetësore.
Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, ky raport do të dorëzohet tek pudhënësi vetëm në momentin e fillimit të punës. “Raporti mjekoligjor për vërtetimin e aftësisë në punë të punëmarrësit dorëzohet në momentin e punësimit dhe ka një vlefshmëri 3-mujore nga data e lëshimit të tij”- thuhet në VKM.
Punëmarrësit dërgohen për vizitë mjekësore paraprake në momentin e fillimit të punës ose jo më vonë se tremujori i parë i punësimit, për të gjitha ndërmarrjet dhe institucionet. Për secilin punëmarrës, punëdhënësi ose përfaqësuesi i tij plotëson pjesën e parë të raportit të shëndetit në punë, në përputhje me faktorët specifikë të riskut të mjedisit të punës, të dëmshëm për shëndetin, të specifikuar në një vlerësim të riskut të mjedisit të punës dhe informacione të tjera të kërkuara.
KOHA JONË SONDAZH

