Nesër dhe për 3 ditë, shi, breshër e stuhi në Shqipëri

Shi, breshër dhe stuhi të forta në zona të ndryshme ka rezervuar moti për tre ditët në vijim, dukë bërë kështu që temperaturat të bien ndjeshëm në vendin tonë.

Sinoptikanët thonë se, i gjithë vendi ynë do të përfshihet nga reshje të shiut gjatë ditës së martë, për t’i dhënë kështu fund mbretërimit të gjatë vapës dhe të nxehtit që ka prekur vendin tonë prej më shumë se një muaji.

E megjithatë, vapës nuk i kemi shpëtuar ende, pasi temperaturat do të vijnë sërish në rritje.

Fundi i muajit gusht pritet të sjellë një tjetër valë të nxehti, ku ndoshta termometri do të shënojë sërish 40 gradë në zona të veçanta.

SHKARKO APP