Nesër do të mblidhet Sekretariati i Etikës në Kuvend, zbulohet shkaku
Aktualitet E Enjte, 28 Mars 2024 21:16
Nesër në orën 11:30, do të mblidhet Sekretariati i Etikës në Kuvend, për kërkesën e grupit parlamentar të PD për të shpallur të pavlefshëm votimet e kryera në seancën plenare të 7 marsit. Grupi i PD pretendoi se të gjitha ligjet e votuara në seancën e 7 marsit duhet të shpalleshin të pavlefshme, për shkak se nuk ishte plotësuar kuorumi i nevojshëm në Kuvend.