”Nesër dorëzoj formularin në KQZ”, Ori Nebijaj: Do të jetë privilegji më i madh i jetës time

Ori Nebijaj do të jetë deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë, në anën e PD-së. Përmes një postimi në facebook, ajo ka treguar se ka plotësuar formularin e dekriminalizimit dhe nesër do ta dorëzojë në KQZ.

”Do të jetë privilegji më i madh i jetës time, të përfaqësoj njerëzit që më besuan dhe votuan për të qenë në Parlamentin e Shqipërisë @kqzshqiperi Formulari gati për tu dorëzuar nesër”,-shkruan Nebijaj.

Mandatin si deputete Nebijaj e merr pasi Grida Duma dha dorëheqjen. Kjo e fundit ka nisur një epokë të re, si autore dhe moderatore e ”Top Story” në ”Top Channel”, aty ku edhe Nebijaj drejton emisionin ”Përputhen”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?