Nesër fillon Lotaria Amerikane, gjithçka që duhet të dini

Nesër, më 4 tetor, ora 18:00 me orën lokale të Shqipërisë, hapen aplikimet për Lotarinë Amerikane. Ja udhëzimet në shqip që jep Ambasada Amerikane e Shqipërisë në faqen zyrtare:

Udhëzimet për Lotarinë DV-2018 janë publikuar në faqen https://tirana.usembassy.gov/dv.html.

Mos përdorni fotografinë që përdorët vitin e kaluar në DV-2017 dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi për lotarinë, përndryshe ju do të skualifikoheni automatikisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Regjistrimet për DV-2018 fillojnë më 4 Tetor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllen më 7 Nëntor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju mund të aplikoni tek dvlottery.state.gov gjatë kësaj periudhe.

Lotaria DV-2017, Përgatitja për Intervistë. Jeni përzgjedhur? Urime! Lutemi lexoni në faqen e Ambasadës Amerikane këtu:http://albanian.tirana.usembassy.gov/dv.html nën paragrafin “Të

Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj.

Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t’i dёrgojnë dokumentet nё Seksionin Konsullor mbi dy javё pёrpara datёs së tyre tё takimit. Nёse ju nuk e keni marrё akoma Garancinё Financiare dhe taksat nga sponsori nё SHBA, ju mund t’i sillni ato sё bashku me vizitёn mjekёsore nё ditёn e intervistёs.

Dështimi për të siguruar qoftё edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistёs nё ditёn e caktuar dhe vonesa tё gjata.

Lutemi të lexoni më shumë në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane në Tiranë mbi mashtrimin”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?