Nesër finalja, Mazniku: Tiranën do ta vizitojnë rreth 40 mijë persona

Në radhë për të bërë një foto me kupën e sapoardhur, rrugëve apo kafeneve të kryeqytetit duke shijuar një gotë birre, kudo ndjehen ethet e 25 Majit.

“Janë me mijëra tifozët e mbërritur ne Tiranë në pritje të finales së madhe. Në kryeqytet ka nisur marrja e masave për mbarëvajtjen e saj. Presim 40 mijë tifozë, që është një ngjarje e jashtzakonshme për qytetin tonë. Disa masa rregullatore kanë nisur që sot. Bizneseve do t’ju thoja që të furnizohen dhe të sherbejnë sa më shpejt”,-tha Arbjan Mazniku, zv/kryetar i Bashkisë Tiranë.

Krahas aktiviteteve të dedikura, tifozët do të mund të vizitojnë qendrat historike dhe kulturore gjatë pjesës së parë të ditës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?