Nesër ”Foltorja” e Berishës do të jetë në Lezhë

Ndalesa e radhës së ”Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha është Lezha. Takimi është ditën e nesërme (e premte) me anëtarësinë e këtij qarku vjen pas ”Foltores” së Kavajës, ku Berisha shpalli kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike.

Kjo lëvizje e Berishës duket se e ka kapur në befasi edhe vetë Lulzim Bashën i cili refuzoi ta komentojë. Përplasja ka shkaktuar jo pak reagim në radhët e anëtarësisë.

Disa prej krerëve të degëve të PD-së në takimin e të martës me dyer të mbyllura i kanë kërkuar Bashës që të dalë në bazë, duke e bërë përgjegjës për vrasjen e demokracisë në parti. Basha ka vendosur që në terren të dalë sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?