Nesër GJKKO vulos fatin e Berishës, Bejko: Fund i turpshëm i karrierës politike! Uroj të lihet në burg
Nënkryetari i PD-së zyrtare, Roland Bejko ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, por edhe për atë çfarë pritet gjatë ditës së nesërme, vendimin e GJKKO mbi kërkesën e SPAK për të caktuar ”arrest shtëpie” për Sali Berishën, i cili akuzohet për korrupsion pasiv në aferën e privatizimit të kompleksit Partizani.
Sipas Bejkos, Berisha uron që të lihet në ”arrest me burg” dhe një situatë të tillë ta përdorë për t’u viktimizuar duke u bazuar në akuzat e tij ndaj pushtetit që e ka cilësuar si regjim. “Ai uron që jo ta lënë në arrest shtëpie por ta cojnë në burg qe të luajë rolin e një Mandele. Duke përfituar nga narrativa që ka krijuar është se kemi të bëjmë me një regjim…e gjëra të tilla”– tha Bejko.
Po ashtu Bejko krahasoi situatën ku ndodhet Berisha me fundin e ish-liderit të Libisë, Gadafi, duke thënë se tashmë ish-kryeministri është i vetmuar. Pasi Kuvendi i hoqi imunitetin e deputetit, të nesërmen (26 dhjetor), Gjykata e Posaçme me kryesuese Irena Gjokën, mblidhet për të dhënë vendimin mbi kërkesën e SPAK për arrest shtëpie për Sali Berishën i cili akuzohet për korrupsion pasiv në privatizimin e kompleksit Partizani.