Nesër hidhen degët, bursa për maturantët me mesatare mbi 8.5 që zgjedhin programet prioritare
Nga nesër e deri më 3 gusht, maturanët do të rendisin 10 degët e preferuara për në Universitetet. Disa programe të mësuesisë, inxhinierisë, shkencave të bujqësisë dhe mjedisit prej vitesh kanë rënie të interesit të studentëve për t’ i zgjedhur. Për herë të parë këtë vit akademik maturantët me mesatare mbi 8.5 që zgjedhin një nga këto 35 programe do marrin bursë mujore prej 32 mijë lekësh si dhe do përjashtohen nga tarifa vjetore.
“Ju garantohet bursa e studimeve për të gjitha vitet pasardhëse në rast se ata përmbushin kriterin e notës mesatare. Në rastin e fushave prioritare duhet të garantojnë notën deri në përfundim të ciklit”, thotë zv.ministrja e Arsimit dhe Sportit, Albana Tole. Vetëm në Universitetin Bujqësor janë 15 nga 35 programet e shpallura si prioritet kombëtar.
Këto programe studimi të Universitetit Bujqësor janë shpallur prioritet kombëtar për shkak të interesit të ulët të studentëve për të studiuar. Vetëm në katër prej tyre në tre vitet e fundit pa pasur nga 10 deri në 5 studentë. Maturantët që zgjedhin degët prioritare kanë detyrimin ligjor që pas diplomimit të punojnë në sektorin shtetërore të paktën 3 vite.