Neser jepet vendimi i Apelit për ndeshjen Serbi-Shqiperi

Federate Shqiptare e Futbollit po e pret në heshtje të plotë të plotë vendimin e komisionit të Apelit i cili pritet të bëhet publik ditën e nesërme. Më 24 tetor komisioni i disiplinës pranë Uefa-s e ndëshkoi përfaqësuesen shqiptare duke i atribuar përgjegjësi direkte për mos vazhdimin e lojës dhe duke i dhënë tre pikët Serbisë, tre pikë që më pas iu revokuan edhe serbve për ngjarjet tashmë ët njohura.

Por ky verdikt i disiplinës i la të pakënaqura të dyja palët ët cilët pasi u njohën me arsyet e vendimit e dërguan menjëherë çështjen në komisionin e Apelit.

Federata Shqiptare e Futbollit ka deklaruar shpesh herë se një nga kërkesat e dërguara në Apel është marrja e 3 pikëve në tavolinë dhe dënimin e Serbisë për koret raciste.

Megjithatë ditët e fundit në ndryshim nga periudhë që I parapriu vendimit te Disiplinës drejtuesit e institucioni më të lartë të futbollit shqiptar janë dukur më të heshtur duke mos dhënë deklarata në lidhje me atë ç’ka presin nga komisioni i Apelit që po ashtu si ai I disiplinës është i varuar nga qeveria e futbollit europian UEFA.

Ndoshta drejtuesit e federatës sonë nuk presin shumë nga ky komision dhe arbitrazhi sportiv mbetet drita e fundit për përfaqësuesen tonë.

Nga ana tjetër krejt të kundërtën kanë bërë homologët e tyre serb, të cilët të paktën sipas mediave vendase po kryejnë një luftë të vërtetë institucionale për të arritur atë objektiv që i kanë vetes. E përditshmja serbe “Vecernje Novotsi” shkruan se sekretari përgjithshëm i federatës Zoran Larkovic do të jetë në Nion për të ndjekur nga afër të gjitha lëvizjet e komisionit të Apelit, dhe do të parashtrojë sipas tyre fakte të reja që dëshmojnë se pala serbe nuk është përgjegjëse për atë ç’ka ndodhi në stadiumin e Partizanit të Beogradit.

Kërkesa kryesore e federatës serbe është rikthimi i tre pikëve, dhe nëse kjo nuk ndodh atëherë ata do ti përqëndrojnë përpjekjet e tyre tek mundësia e rizhvillimit të ndeshjes në një fushë asnjanëse.

Me sa kuptohet po ashtu si ndodhi menjëherë pas ngjarjes së 14 tetorit ku lobimi i serbve pushti edhe Platinin, edhe kësaj radhe për fat të keq duket sikur ndikimi I tyre tek anëtarët e komisionit të Apelit mund të sjellë zhgënjimin e radhës për të gjithë shqiptarët

SHKARKO APP