Nesër ka Kuvend, prioritet marrëveshja me Pfizer

Pas pushimit të javës së kaluar, ditën e nesërme do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, si gjithmonë në orën 10:00.

Një çështje me rëndësi të madhe diskutimi në rendin e ditës është votimi i ndryshimeve në marrëveshjen mes Pfizer dhe qeverisë për prodhimin dhe furnizimin me vaksina.

“Akt Normativ nr. 29, datë 13.9.2021 “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3 datë 18.1.2021”, shkruhet në postimin e Kuvendit.

SHKARKO APP