Nesër ka Kuvend, Rama e Balluku në interpelancë me opozitën. Në rend të ditës edhe mandati i Xhaçkës

Nesër Kuvendi do të mblidhet në një seancë plenare publike. Sipas rendit të ditës, do të ketë një interpelancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, kërkuar nga ky i fundit në lidhje me anijet e nisura nga Porti i Durrësit, të dyshuara se po transportonin lëndë të rrezikshme drejt Kinës dhe Tajlandës. Gjithashtu një interpelancë do të ketë edhe zv/kryeministrja Belinda Balluku, e kërkuar nga deputetët e Partisë Demokrtike, për ndërtimin e segmentit Thumanë-Kashar dhe aksin “Rruga e Kombit”, me akuzat që bllokojnë aksesin e qytetarëve që banojnë në zonat pranë. Në rend të ditës do të jetë edhe mandati i Olta Xhaçkës, “për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit”.

RENDI I DITËS

Në mbështetje të urdhrit nr. 59, datë 10.9.2024 të Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

Swiss Digital Desktop Reklama

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.9.2024. (Neni 44, pika 2 e Rregullores së Kuvendit)

Swiss Digital Mobile Reklama

2. Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores së Kuvendit)

3. Interpelancë urgjente me Kryeministrin e Shqipërisë zotin Edi Rama, kërkuar nga deputeti Gazment Bardhi.
4. Interpelancë urgjente me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë zonjën Belinda Balluku, kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.

5. Akt normativ nr. 2 datë 1.8.2024.”Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.123/2014, “Për urdhrin e mjekëve në Republikën e Shqipërisë”.

6. Akt normativ nr. 3 datë 28.8.2024.”Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024””, të ndryshuar.

7. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi), për financimin e projektit “Një hua për politika publike për të mbështetur aftësinë përtëritëse dhe zhvillimin e gjelbër të Shqipërisë””

8. Projektligj “Për ratifikimin e letrës së pjesëmarrjes së Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë në memorandumin e mirëkuptimit për Qendrën Evropiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride””.

9. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar.

10. Projektligj “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

11. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.43/2023, “Për qeverisjen elektronike”

12. Projektligj “Për një shtesë në ligjin nr. 43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë””.

13. Projektvendim “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.

14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?