Nesër konstituohet Këshilli Bashkiak, Erion Veliaj merr zyrtarisht detyrën

Këshilli i ri bashkiak i Tiranës mblidhet paraditen e së enjtes për herë të parë pas përmbylljes së zgjedhjeve vendore të 21 qershorit, ku kryebashkiaku Erion Veliaj pritet të marrë detyrën e drejtimit të kryeqytetit.

Ceremonia e konstituimit të këshillit të ri parashikon procedurën e verifikimit të mandateve dhe më pas atë të betimit të kryebashkiakut dhe të përfaqësuesve të subjekteve politike.

Pas betimit, këshilltarët e rinj për mandatin 2015­2019 do të votojnë për zgjedhjen e kryetarit të ri të Këshillit Bashkiak, që në këtë rast i takon Partisë Socialiste, e cila ka shumicën në këshill.

Ndarja brenda koalicionit të majtë fitues Aleanca për Shqipërinë Europiane është si vijon: Partia Socialiste do të ketë 25 anëtarë, LSI 13, PDIU 3 dhe FRD 1 anëtar.

Ndërsa opozita në Këshill do të përfaqësohet nga 17 këshilltarë dhe aleatët e saj Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Partia Republikane me nga 1 këshilltar.

SHKARKO APP