Nesër, mbledhja e parë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë
Ditën e mërkurë, më 19 dhjetor, ora 11°°, do të thirret mbledhja e parë e hapur e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Mbledhja do të zhvillohet në sallën e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësië dhe do të ketë këtë rend dite:
1. Miratimi i rregullave për zgjedhjen e Kryetarit dhe Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë;
2. Zgjedhja e Kryetarit dhe Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë;
3. Miratimi i vendimit deklarues me datën e krijimit të Këshillit;
4. Hedhja e shortit për përcaktimin e antarëeve jo prokurorë, që do të shërbejnë me një mandat 3 -vjeçar
5. Hedhja e shortit për përcaktimin e anëtarëve prokurorë, që vijnë nga prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë dhe ato të apeleve, që do të shërbejne me një mandat 3 – vjeçar;
6. Mbledhja është e hapur dhe njoftohen të gjithë anëtarët të jenë pjesë e kësaj mbledhjeje.
KOHA JONË SONDAZH

