Nesër në Prishtinë, Rama për një takim të mundshëm me Kurtin: Do të flas kur të jetë koha

Kryeministri Edi Rama u pyet për refuzimin e Kurtit për ta takuar nesër nëse nuk zhvillohet mbledhja e dy qeverive.

Ai nuk pranoi të prononcohej ndërsa kur pyetjet vijuan për anulimin e Ballkanit të Hapur, kryeministri u largua.

“Nuk kam lidhje me këtë, jam këtu për këtë vendim. Do të flas kur të jetë koha për të folur që është nesër në Prishtinë. Ju mund të mendoni se janë shumë të rëndësishme. Por unë jam këtu për të folur për studentët e mjekësisë”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka vendosur kusht për takimin me kryeministrin Edi Rama me mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë ka thënë se e di që Rama do të jetë në Kosovë, pasi ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me të.

Swiss Digital Mobile Reklama

“E di që do të vijë. Vizita ka të bëjë me samitin e radhës të procesit të Berlinit që pritet të mbahet në tetor. Miqësisht i kam kërkuar Ramës se meqë do të rrijë e qëndrojë 2 ditë e 1 natë ta mbajmë dhe mbledhjen e qeverive që u anulua pa arsyeshme ndonëse ishte paraparë në Gjakovë. I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet. Çdo ditë e humbur është dëm për qytetarët. Nuk e takoj nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anulua”, ka thënë Kurti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?