Nesër nis aksioni për heqjen e mjeteve të paligjshme të transportit publik

Ditën e nesërme (e premte), nis aksioni i policisë për heqjen e mjeteve të palijgshme të transportit publik. Ky vendim erdhi pas kërkesës së përfaqësuesve të shoqatës së Transportit, e ndërsa kanë shprehur kërkesa dhe për përmirësimin e kushteve në terminalin te kthesa e Kamzës.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbër Mazniku ka bërë me dije se brenda 6 mujorit të parë të vitit 2022 do të jetë gati terminali ndërqytetas i transportit publik.

Për të kjo erdhi si pasojë e kërkesës ë përfaqësuesve të Shoqatës së Transporteve që thanë se te Terminali i Autobusëve te kthesa e Kamzës nuk ka as kushtet minimale, edhe pse është provizor. Po ashtu Mazniku tha se për ato probleme që mund të adresohen shpejt, do të ndërhyhet menjëherë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?