Muaji i Ramazanit/Rama: Kohë reflektimi, dhembshurie e rritjeje shpirtërore

Kryeministri Edi Rama i bashkohet mesazheve të urimit për besimtarët myslimanë, që nisin nesër muajin e madhërishëm të Ramazanit. Përmes një mesazhi në Instagram, kreu i qeverisë uron që ky muaj të shërbejë për unitetin dhe përkushtimin ndaj tjetrit.

”Një kohë reflektimi, dhembshurie e rritjeje shpirtërore nis sonte për besimtarët muslimanë. Sjelltë ky muaj i tyre i shenjtë afrim në besim dhe ndriçim të brendshëm në rrugën e tyre dhe të të gjithëve bashkë, me paqe dhe bekime.

Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit, pa dallim e përjashtim, duke pastruar e pasuruar mendjet e zemrat e këtij vendi që sot ka nevojë të rritet dhe ngjitet lart në krahët e të gjithëve. Ramazan të paqtë e bujar”- shkruan kryeministri Rama.

SHKARKO APP