Nesër nis shitja e teksteve shkollore

Nesër do të fillojë shitja e teksteve shkollore për vitin e ri që do të nisë në datë 12 shtator. Shitja ishte planifikuar që të niste në datë 25 gusht, por është shtyrë, pasi në tekstet shkollore mungonte pulla e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Por pas zgjidhjes së problemit të krijuar, nesër do të nisë shitja. Për nxënësit e klasës së parë tekstet shkollore do të kushtojnë 2300 lekë, ndërsa për të gjitha klasat e tjera çmimi është indeksuar me 2%.

Shoqata e Botuesve të Teksteve Shkollore njofton drejtorët e shkollave dhe mësuesit, prindërit dhe nxënësit  e qytetit të Tiranës se libraritë pranë shkollave janë furnizuar me tekstet shkollore të arsimit parauniversitar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vendimi për furnizimin me tekste të librarive pranë shkollave është marrë për të shmangur problemet e krijuara viteve të kaluara, kur shitja e teksteve është bërë pa përdorimin e kasës fiskale. Në rast të mungesës së librarive, shitja do të bëhet në mjediset pranë shkollave nga persona të autorizuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

U lutemi të gjithë prindërve dhe nxënësve që të fillojnë menjëherë blerjen e teksteve për të shmangur radhët e gjata në ditët e fundit para fillimit të vitit të ri shkollor’ thuhet në njoftimin e Shoqatës së Botuesve të Teksteve Shkollore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?