Nesër nisin punimet në aksin Melgushë-Mjedë, si ndryshon qarkullimi i mjeteve
Duke nisur nga dita e nesërme në segmentin Melgushë- Mjedë do të nisin punimet, ndaj parashikohet që të devijohet edhe qarkullimi i mjeteve. Kështu Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor përmes një njoftimi për shtyp japin detaje rreth projektit të mirëmbajtjes me performancë të Bankës Botërore. Po ashtu bëhet e ditur se mjetet do të kalojnë në një korsi.
Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.
Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqendruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.
KOHA JONË SONDAZH

