Nesër pritet vendimi historik, 3 gjyqtarët që kanë në dorë fatin e ish-krerëve të UÇK-së

Pas një procesi gjyqësor që ka zgjatur më shumë se tri vjet, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet të shpallin të mërkurën, më 16 shtator, aktgjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarëve të Kuvendit, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi. Seanca do të nisë në orën 10:00 dhe do të jetë publike. Shpallja e vendimit do të transmetohet në gjuhët shqipe, angleze dhe serbe. Ndryshe nga seancat e mëparshme, këtë herë transmetimi pritet të jetë me vonesë më të shkurtër, pasi gjyqtarët do të bëjnë vetëm shpalljen e verdiktit.

Vendimi do të merret nga Trupi Gjykues II, i kryesuar nga gjyqtari amerikan Charles L. Smith III dhe i përbërë nga gjyqtarët Christoph Barthe dhe Guénaël Mettraux. Në panel është edhe gjyqtari irlandez Fergal Gaynor, në cilësinë e gjyqtarit rezervë. Po ashtu, bëhet me dije se gjyqtari irlandez Fergal Gaynor është pjesë e panelit në cilësinë e gjyqtarit rezervë, i cili nuk jep mendim për vendimet e panelit, përveç rastit kur caktohet për të zëvendësuar një nga gjyqtarët e rregullt.

Gjyqtari amerikan Charles L. Smith III është kryesues i Trupit Gjykues II dhe zëvendëspresident i Dhomave të Specializuara. Smith ka një lidhje të mëhershme me sistemin e drejtësisë në Kosovë. Nga viti 2010 deri më 2013 ka shërbyer si gjyqtar i EULEX-it, ndërsa nga viti 2011 deri më 2013 ishte edhe anëtar i Gjykatës Supreme të Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Christoph Barthe, eksperti gjerman i krimeve të luftës, është jurist gjerman me përvojë të gjatë në të drejtën penale dhe ndërkombëtare. Ai ka shërbyer si prokuror pranë Gjykatës Federale të Drejtësisë të Gjermanisë dhe është marrë me ndjekjen e krimeve të luftës dhe gjenocidit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Guénaël Mettraux, gjyqtari zviceran me përvojë ndërkombëtare. Ai ka punuar në raste para Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Tribunalit Special për Libanin, Dhomave të Jashtëzakonshme në Kamboxhia dhe Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Irlandezi Fergal Gaynor është gjyqtari i katërt që ka ndjekur procesin, por në cilësinë e gjyqtarit rezervë. Ai nuk merr pjesë në votimin për aktgjykimin, përveç nëse caktohet zyrtarisht për të zëvendësuar një nga gjyqtarët e rregullt.

Rasti ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së është zhvilluar mbi një material të gjerë provues, ndërsa gjykata ka shqyrtuar dëshmi dhe prova të paraqitura gjatë procesit. Prokuroria pretendon se të akuzuarit mbajnë përgjegjësi individuale penale për një sërë veprash penale. Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë, si dhe arrestim e ndalim të paligjshëm dhe trajtim mizor.

Të katër të akuzuarit i kanë mohuar akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm. Mbrojtja gjatë procesit ka kundërshtuar pretendimet e Prokurorisë dhe ka kërkuar që akuzat të mos mbështeten nga gjykata. Aktgjykimi i së mërkurës pritet me interes të madh në Kosovë, pasi bëhet fjalë për një nga proceset më të rëndësishme gjyqësore që lidhen me ish-drejtuesit politikë dhe ushtarakë të UÇK-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 2794 (65%)
Jo 1506 (35%)

Vota totale: 4300