Nesër Protesta, deputetja Ina Zhupa: Indiferenca ka çmim të lartë

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme, 24 janar, në orën 17:00, përpara Kryeministrisë.

Përmes një mesazhi publik, Zhupa ka cituar filozofin Platon, duke theksuar rëndësinë e angazhimit qytetar në çështjet jetike të vendit. “Çmimi i indiferencës së një populli ndaj çështjeve jetike paguhet me mundësinë që u jepet të ligëve për ta sunduar atë popull”, citohet në mesazhin e saj.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos qëndrojnë indiferentë dhe t’i bashkohen protestës, e cila sipas opozitës synon të shprehë pakënaqësitë ndaj qeverisjes aktuale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?