Nesër protesta, deputetja Tabaku del dhe i fton vetë biznesmenët e vegjël derë më derë

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka trokitur sot në dyert e dhjetra biznesve të vogla e të mesme në Tiranë duke i nxitur pronarët e tyre të marrin pjesë në protestën e 27 janarit.

Tabaku shpjegon në FB se u drejtua edhe bizneseve për t’iu bashkuar protestës opozitare të 27 janarit, për një qeveri të njerëzve dhe jo oligarkëve. Për katër vjet qeveria ka menduar vetëm për interesin e disa biznesmenëve, të cilët kanë fituar jo veç para nga buxheti por edhe falje taksash. Kurse shumica dërrmuese e bizneseve vuajnë varrën e rëndë të taksave që u eshtë vendosur, – nënvizon deputetja. – Shqiptarët po varfërohen përditë, bizneset po mbyllen përditë, taksat po rriten përditë prandaj ftesa jonë është edhe për to. Për të dalë në shesh edhe për të shkundur këtë qeveri që asnjëherë nuk mendoi për ta. Për të protestuar përballë një bande e cila synon pasurimin personal dhe grabitjen e jo mirëqënien.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?