Nesër protesta e opozitës – Kuvendi rrethohet me gardh hekuri

Opozita do ti rikthehet sërish protestave para Parlamentit, për largimin e qeverisë Rama. Protesta është parashikuar të nisë nesër rreth orës 09:30 përpara Kuvendit.

Ndërkohë policia ka nisur të marrë masat për të forcuar gardhin rrethues të Kuvendit.
Ndryshe nga herën e kaluar është vendosur gardh hekuri dhe bazamentet janë forcuar me beton.

“Priten rreth 1500 forca policie të jenë të angazhuar” informon gazetari i Tv Ora Besar Bajraktaraj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se gardhi është vendosur nga hyrja e parlamentit deri tek kalaja e Tiranës

Swiss Digital Mobile Reklama

Protesta e 16 marsit pati tension dhe përplasje para parlamentit në një moment kur protestuesit tentuan të thynin kordonin e policisë.

Efektivët përdorën gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën e protestuesve.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?