Nesër protesta kombëtare, Berisha: Zëri ynë do dëgjohet në mbarë botën, policia të na bashkohet

Sali Berisha në fjalën e tij gjatë Foltores para Kryeministrisë, akuzoi qeverinë për korrupsion dhe paralajmëroi mobilizim qytetar për të mbrojtur rrugën europiane të Shqipërisë.

Ai theksoi se qytetarët e Shqipërisë nuk do të pranojnë një qeveri që, sipas tij, është qeveri e krimit, qeveri droge, qeveri hajdutësh, anti-shqiptare dhe anti-europiane. Berisha ftoi edhe policinë që t’i bashkohet protestës së qytetarëve më 10 shkurt, duke theksuar se nesër është një ditë e madhe për të ardhmen, prosperitetin dhe lirinë e vendit.

”Nesër është një ditë e madhe. Është një ditë e shqiptarëve për Europën. Është një ditë e shqiptarëve për të ardhmen e tyre. Është një ditë e shqiptarëve për prosperitetin e tyre, për begatinë e tyre, për lirinë e tyre. Në qoftë se, ne shpallim solemnisht para shqiptarëve se për opozitën, integrimi në BE është e ardhmja më e shkëlqyer, sepse ne besojmë se integrimi do të thotë qytetarë më të lirë, qytetarë më të mëkëmbur, qytetarë më të sigurt, Shqipëri më e zhvilluar. Asgjë nuk na ndan ne nga kjo rrugë. Ndaj dhe nesër ftoj qytetarët e Tiranës, këtij qyteti të bekuar, të dalin të gjithë në shesh. Ftoj shqiptarët të bashkohen, të ngremë zërin tonë, zëri ynë të dëgjohet në Bruksel dhe në mbarë botën se asgjë nuk na shkëput nga qëllimi ynë”,-tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?