Nesër protesta nga Adriatik Lapaj, blindohet Kryeministria
Një ditë para protestës së paralajmëruar nga Adriatik Lapaj dhe aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, shërbimi i Gardës së Republikës ka marrë masa të shtuara sigurie pranë godinës së Kryeministrisë.
Punonjës të Gardës kanë vendosur veshje metalike mbrojtëse në fasadën e godinës, duke blinduar pjesërisht hyrjet dhe zonat përreth. Masat vijnë në kuadër të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, në prag të grumbullimit të paralajmëruar.
Protesta e thirrur nga Adriatik Lapaj dhe aktivistët e “Shqipëria Bëhet” pritet të zhvillohet përpara Kryeministrisë dhe ka në fokus kritika ndaj qeverisjes dhe kërkesa për ndryshime politike dhe institucionale.
KOHA JONË SONDAZH

