Nesër provimi i parë, maturantët në ankth dhe stres
33 mijë maturantë, nesër nisin provimet e Maturës Shtetërore dhe provimi i parë është gjuha e huaj. Lidhur me këtë, psikologjia Renisa Beqiri, jep disa këshilla sesi nxënësit të shmangin ankthin dhe stresin gjatë kësaj periudhe.
“Kur janë të preokupuar, harrojnë të hanë mirë, të flenë, të dalin shëtitje, të çlodhen. Kjo gjë i bën që të kenë ankth dhe të kenë stres të tepruar. Teknikat e frymëmarrjes duhet të përpiqen edhe gjatë kohës që mësojnë. Maturantët duhet të kujdesen shumë që mos ti lënë gjërat për në sekondë të fundit por të jenë sa më shumë sistematik”.
Provimi i dytë është më 11 qershor dhe është gjuha shqipe dhe letërsia, matematika më 17 qershor, dhe më 24 qershor lënda me zgjedhje. Testimi nis në orën 10:00 të mëngjesit dhe zgjat për 2 orë e 30 minuta.