Nesër sfida me Çekinë, Sylvinho i shqetësuar: Kemi 2-3 lojtarë me probleme fizike

Nesër ekipi ,kuqezi pret në një sfidë Republikën Çeke për Grupin B1 në Ligën e Kombeve. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri i Kombëtares Sylvinho, deklaroi se ende nuk e ka vendosur formacionin për shkak të problemeve fizike që kanë disa lojtarë.

”Duhet të shohim. Ne kemi dhe një stërvitje, të shohim 2-3 lojtarë që kanë pasur probleme të vogla fizike. Uzuni nuk ka probleme. Uzuni nuk është tipik qendërsulmues, është më shumë i dytë, por arrin të shënojë kur gjen hapësirë. Kemi dy tre mundësi që mund t’i përdorim dhe nesër do të marrim vendim për formacionin me të cilin do të nisim”, theksoi Sylvinho.

Në lidhje me strategjinë që do të përdorë, Sylvinho theksoi: ”Skuadra me të cilën ndoshta kemi luajtur më shumë në këto vite, kemi fituar, barazuar e humbur me ta, ndaj nesër mund të ndodhë gjithçka. Ata janë të fortë, janë fizikisht të fortë, e kemi thënë prej kohësh. Trajneri i tyre është shumë inteligjent, ka bërë 3-4 ndryshime, është ekip ndryshe. Ne duhet të bëjmë mirë lojën tonë, kemi cilësi teknike e organizim taktik. Por duhet të shkojmë në fushë me shumë zemër dhe shpirt, kjo mund të bëjë diferencën”.

SHKARKO APP