Nesër sfida me Gjeorgjinë, Silvinjo: Do të jetë një ndeshje shumë e bukur. Ky është një grup shumë i ekulibruar
Trajneri i kuqezinjëve, braziliani Silvinjo në një konferencë për shtyp me Kristjan Asllani, parashikon që sfida e nesërme Shqipëri-Gjeorgji të jetë një ndeshje shumë e bukur.
Në konferencën për shtyp sot një ditë para ndeshjes në “Air Albania”, trajneri i Kombëtares Shqiptare vlerësoi ekipin gjeorgjian duke thënë se është skuadër e organizuar.
“Ky është një grup shumë i ekulibruar. Gjeorgjia është ekip shumë i organizuar. Trajneri ka bërë punë shumë të mirë. Çdo trajner e përgatit ndeshjen për ta fituar, në mos do të marri barazimin. Mendoj që do jetë një ndeshje shumë e bukur. Stadiumi do jetë plot me tifozë. Gjeorgjia është skuadër shumë e fortë”, u shpreh Silvinjo.