Nesër s’ka debat për ndryshimet në qeveri, Lefter Gështenja: Rama do ti kalojë në heshtje
Qeveria rrëzoi kërkesën e deputetëve demokratë për debat lidhur me ndryshimet në kabinetin e ministrave, që do të bëhen nesër në seacën e jashtëzakonshme plenare. Lajmin e ka dhënë deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja. Ky i fundit shkruan në rrjetet e tij sociale, se nesër ndryshimet kryeministri Edi Rama do t’i kalojë në heshtje.
Postimi i plotë
Qeveria rrëzoi kërkesën e deputetëve demokratë për debat dhe kërkon të ndryshojë ministrat në heshtje të plotë.
Arsyeja është e thjeshtë, Rama s’mund të lejojë të dalë zbuluar para të vërtetave, që largimi i disa ministrave lidhet me faktin se gjenden para arrestimit.
Vjedhja e inceneratorëve dhe koncensionet nuk do kalojnë paq siç shpreson Rama!