Nesër testimi i mësuesve, MAS: Gjithçka gati

Testi është i ndarë në 2 pjesë, pyetje të përgjithshme ku do të shihet edhe drejtëshkrimi dhe pyetje që lidhen më profilin.

Vlerësimi në total është 70 pikë dhe për të qënë kalues një kandidatë duhet t’i përgjigjet saktë mbi 50% të pyetjeve. Kjo procedurë ndodh sepse në janar do të ketë mbi 2000 vendet vakante pasi largohen mësuesit pa arsimi përkatës që rezultuan si të tillë nga inspektimet e bëra nga Ministria e Arsimit.

Kanë qënë mbi 8000 aplikime në të gjithë vendin dhe testimi do të realizohet në 12 qarqet me 31 qendra testimi.

E kontaktuar, ministria e Arsimit tha se gjithcka është gati dhe në orën 10:00, në shkollat e caktuara si qëndra testimit mësuesit dhe kandidatët për mësues duhet të jenë të pranishëm për të nisur testimin.

SHKARKO APP