Nesër Tirana pa drita, ja zonat ku do të ketë ndërprerje të energjisë

Ditën e nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë në disa zona në Tiranë. Përmes një njoftimi për shtyp Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije se shkak i ndërprerjes së energjisë janë punimet për rikonstruksionin e kabinave.

Mësohet se energjia do të shkëputet për 4 orë, duke nisur nga ora 10:00-14:00 pjesërisht bizneseve private përgjatë Autostradës Tiranë-Vorë. Ndër zonat që do të vuajnë mungesën e energjisë do të jetë pjesërisht edhe rruga “Todi Shkurti”, duke nisur nga ora 09:00-15:00.

Njoftimi i plotë i OSHEE:
Njoftim për abonentët Tiranë

Stakim, data 17 Dhjetor

Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, nesër (17 dhjetor), do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë

10:00-14:00

Pjesërisht bizneset private përgjatë Autostradës Tiranë-Vorë

09:00-15:00

Pjesërisht rruga “Todi Shkurti”

SHKARKO APP