Nesër vendimi i Kushtetueses për Metën, avokati Jordan Daci: S’ka argumente për shkarkimin
Nesër (3 shkurt) pritet që Gjykata Kushtetuese të japë vendimin për shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Meta. Avokati Jordan Daci, thotë se nuk ka argumente për të cilat Kushtetuta parashikon shkarkimin e Presidentit.
“Unë mendoj se nuk ka argumente nga ata për të cilat Kushtetuta parashikon shkarkimin. Sigurisht që Presidenti ka vepruar në një situatë jo të zakontë ku ishte i vetmi institucion që nuk ishte pjesë e sistemit që kontrollohej nga një dorë e vetme.
Duhet të kemi parasysh që veprimet që akuzohet apo mosveprimet nuk janë shkelje të rënda kushtetuese. Shkelje të rënda kushtetuese janë ato që Kushtetuta parashikon si shkaqe për shkarkim”.