Nesër vjen Presidenti turk/ Bllokohen rrugët kryesore në Tiranë, autostrada Tiranë-Durrës, rruga për Rinas,etj

Nesër vjen në Shqipëri Presidenti turk Erdogan, një mik i madh i Shqipërisë dhe supër mik i kryeministrit Rama. 

Vizita e tij shoqërohet me masa shumë të rrepta kontrolli dhe lëvizje. 

Ndaj policia e shtetit ka nxjerrë një njoftim se cilat rrugë bllokohen ditën e hënë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eshtë mirë ta lexoni pasi gjysma e Tiranës bllokohet dhe rruga e Veriut e mbyllur për orë të tëra. Po kështu edhe autostrada Tiranë-Durrës, pa harruar që kush ka punë për në aeroport të gjejë rrugë dytësore nëpër parcela, pasi aksi rrugor nacional për aeroport bllokohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto masa sigurie janë marrë vetëm për Presidentin amerikan Xhorxh Bush kur erdhi për vizitë në Tiranë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Ne lidhje me bllokimet e rrugeve dhe devijimeve per qellime sigurie, ju informojme se me date 17.01.2022, do kete bllokime te levizjes se te gjitha mjeteve ne rruget interurbane dhe urbane, si me poshte vijojne:

• Ne rrugen nga aeroporti i Rinasit deri tek Ura e Gjoles dhe anasjelltas duke filluar nga ora 08:30 deri ne oren 10:00.

• Ne rrugen Vore-Ura e Gjoles dhe anasjellta duke filluar nga ora 08:30 deri ne oren 10:00.

• Ne rrugen Rinas-Ura e Gjoles dhe anasjelltas duke filluar nga ora 11:00 deri ne oren 13:00.

• Ne rrugen Vore-Rinas, ura e Gjoles-Rinas dhe anasjelltas nga ora 11:00-13:00.

• Ne autostraden Durres-Tirane dhe Tirane-Durres duke filluar nga ora 11:00-13:00.

• Ne unazen e re dhe vazhdimin e unazes se madhe, duke filluar nga nenkalimi i qendres tregtare Caza Italia-ish sheshi Shqiponja-Rruga Teodor Keko, ne te dy kahet e saj si ne hyrje dhe dalje nga Tirane, duke dilluar nga ora 11:00-13:30 do kete bllokim te qarkullimit per te gjitha mjetet.

• Ne unazen e madhe nga mbikalimi i fabrikes se miellit deri tek rrethrrotullimi qe te con ne Sanatorium do kete bllokim te levizjes ne te dy kahet e unazes duke filluar nga ora 11:00 deri ne oren 13:30.

• Ne rrugen Interurbane kryesore Elbasan-Tirane dhe te gjitha rruget e tjera dalese per ne unazen e madhe dhe me drejtim qytetin e Tiranes, do kete gjjthashtu bllokime te levizjes per te gjjtha mjetet duke filluar nga ora 11:00 deri ne oren 13:30.

• Ne rrugen e Elbasanit, rrugen 3 vellezerit Kondi, rrugen Arben Broci, rrugen Faik Konica, rrugen Dervish Hima, rrugen Asim Zeneli, rrugen Qamil Guranjaku, rrugen Ismail Qemali, rrugen Papa Gjon Pali II, Blv. Deshmoret e Kombit, do kete bllokim te qarkullimit per te gjitha mjetet duke filluar nga ora 11:00 deri ne oren 13:30.

• Ne Blv. Deshmoret e Kombit, rrugen e Toptaneve, rrugen Xhorxh W. Bush, Blv. Zhan D’ark, Blv. Bajram Curri, rrugen Myslym Shyri, rrugen 28 Nentori do kete bllokime te levizjes per te gjitha mjetet duke filluar nga ora 14:30 deri ne oren 16:30.

• Ne rrugen e Toptaneve, rrugen Xhorxh W Bush, Blv. Zhan D’ark, rrugen e Elbasanit dhe Blv. Bajram Curri, do kete bllokim dhe kufizime te levizjes per te gjitha mjetet nga ora 16:30 deri ne oren 18:00.

• Gjithashtu nga ora 17:30 deri ne oren 18:30, do kete bllokim te levizjes per te gjitha mjetet ne hyrje dhe dalje per ne rrugen e Elbasanit, unazen e madhe, rrugen Teodor Keko, autostraden Tirane-Durres dhe Durres-Tirane, Vore-Rinas, ura e Gjoles Rinas.

• Gjithashtu nuk do lejohet pushimi dhe qendrimi i asnje mjeti, perfshi edhe taxi apo mjetet r subjekteve qe kane parkime te rezervuara ne rruget si me poshte vijojne, perjashto mjetet e emergjencave dhe ato te policise se shtetit, ne rrugen Rinas-ura e Gjoles, ura e Gjoles-Rinas-Qafe Kashar, autostrada Qafe Kashari-Tirane dhe anasjelltas, rruga Teodor Keko, unaza e madhe, rruga e Elbasanit, rruga Ismail Qemali, Blv. Deshmoret e Kombit, rruga e Toptaneve, rruga Xhorxh W Bush si dhe rruge te tjera qe afektohen nga kufizimet per qellime sigurie ne rrugekalimin e Delegacionit te Presidentit Turk.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?