Nesër zgjidhet kreu i ri i SPAK, ambasadori i Britanisë: KLP ta realizojë procesin në mënyrë të lirë dhe të drejtë

Nesër do të zgjidhet pasuesi i Altin Dumanit në krye të SPAK-ut dhe ambasada britanike në Tiranë, bën thirrje për një proces të drejtë dhe transparent. Kreu i ri i SPAK është parashikuar të zgjidhet të enjten në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente.

Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet, për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer”, thuhet në një postim të ambasadës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 4832 (68%)
Jo 2269 (32%)

Vota totale: 7101