Nesër zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm, reagon Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha vizitoi një qendër private në zonën e Unazës së re në kryeqytet, ku janë akomoduar disa familje të mbetura pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit. Nga ana tjetër, i pyetur nga gazetarët për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, i cili votohet nesër në seancë plenare, Basha tha se: ”As jam marrë fare me atë punë dhe nuk më ka shkuar mendja tek ajo punë. Jam kryetari i opozitës dhe po e them këtë gjë, imagjinojeni çfarë mendojnë qytetarët e tjerë. Kjo tregon shumë për prioritetet e vërteta të disa njerëzve. Kaq mund të them tani për momentin”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?