Nesho: Amerika e “harroi” Shqipërinë

Agim Nesho, ish-ambasador i Shqipërisë në OKB, thotë se vizita e Matthew Palmer tregon që SHBA është prezente në Ballkan por shtoi se Amerika duhet ta kishte kthyer me kohë vëmendjen ndaj Shqipërisë.

“Shqipëria është lënë në harresë, SHBA nuk duhet të jetë në funksion vetëm të skenarëve të paramenduar prej tyre, siç është SPAK-u. Shqipëria është një nga ato vende, e evidentuar edhe nga BE-ja, ku krimi i organizuar është i lidhur me politikën, korrupsioni është galopant dhe funksionimi i demokracisë ka rënë. SHBA duhet ta kishte kthyer me kohë vëmendjen ndaj Shqipërisë dhe të mos presë që problemet të zgjidhen vetëm me proceset e ribërjes së drejtësisë. Shqipëria është në një krizë të rëndë institucionale por mendoj se do të tejkalohet kjo krizë pasi amerikanët do të ndërgjegjësohen. Duhet të ulen sa më shpejt për të gjetur një zgjidhje politike”, tha Nesho në studion e ”A2Cnn”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?