”Nevoja për ndryshim në Maliq, ulëritëse”, Meta: Kryetari premton tren elektrik
Kreu i PL-së, Ilir Meta në prezantimin e kandidatit të koalicionit ”Bashkë Fitojmë” në Maliq, Alfred Gega tha se nevoja për ndryshim në këtë qytet është ulëritëse. ”Në Maliq nevoja për ndryshim është ulëritëse. Pas 25 vitesh, një çerek shekulli keni akoma një kryetar bashkie që ka 25 vjet në detyrë që premton që do të vendosë një tren elektrik nga Maliqi tek pylli i fazanëve, ai që në 25 vjet nuk zgjidhi problemin e kanalizimit të ujërave të zeza, s’ka bërë asnjë investim për të lidhur rrugët me njësitë administrative”,-tha Meta.