Nevoja URGJENTE për të prekurit nga tërmeti
Të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë kufijve janë mobilizuar për t’i ardhur në ndihmë njerëzve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Në të tilla situata është shumë e rëndësishme që të gjithë të ruajnë gjakftohtësinë dhe të jenë funksionalë, në mënyrë që ndihma të jetë vërtet e vlefshme. Duhet të dimë mirë për çfarë kanë nevojë realisht njerëzit e prekur nga tërmeti. Nga Teatri Kombëtar është dërguar një kamion me 7 ton mallra drejt Thumanit ndërsa mëngjesit e sotëm një tjetër me rreth 3 ton e gjysmë.
Nëse doni të jepni ndihmë tuaj duhet të dini se ka nevojë urgjente për :
1.Batanije/Jorgan
2.Jastëkë
3.Dysheqe
4.Rroba
5.Ilaçe (barna të përgjithshme siç mund të jenë ato për dhimbjet e kokës,barkut, ilaçet e tensionit apo materiale të tjera për ndihmën e shpejtë.)
Gjithashtu mund të dhuroni te linku në GoFundMe, ku janë mbledhur afro 900,000 dollarë.
KOHA JONË SONDAZH

