New York Times: Qeveritë do të duhen të mbështesin bizneset private edhe pas hapjes së tyre
Politikanët dhe ekspertët e shëndetit publik në të gjithë botën kanë shpenzuar javë të tëra për të hartuar planin se kur, kush dhe se si do të hapen bizneset e mbyllura për shkak të Covid-19.
Rifillimi i ekonomisë do të jetë gradual, disa vende dhe disa biznese do të hapen më përpara se të tjerat. Por edhe kur të hapen ato nuk do të funksionojnë më si më përpara.
Pavarësisht planeve të hapjes së ekonomisë, askush nuk e ka të qartë çfarë do të thotë ekzaktësisht hapje graduale, ose hapje e pjesshme e ekonomisë.
Askush nuk e shpjegon dot se si mund të hapet një fabrikë kur furnizuesit e saj janë mbyllur?
Si mundet të kthehen prindërit në punë, kur shkollat janë ende të mbyllura?
Si do t’i mbështesi qeveria bizneset private, të cilat do të hapen vetëm pjesërisht, ose do të lejohen të punojnë me gjysëm kapaciteti.
Një editorial në New York Times analizon se çfarë do të ndodhë me baret dhe restorantet ose me fabrikat që do të hapen pjesërisht. Për këtë ajo paraqet disa raste. Kështu:
Karolina e Jugut është një nga vendet e para që do të hapet në SHBA. Por, fabrikat e testileve, pavarësisht se do të hapen në Karolinën e Veriut nuk do të mund të punojnë sepse furnizuesit e lëndës së parë të tyre janë në Ohio, një shtet ende i mbyllur në ShBA.
Bizneset do të punojnë me kapacitet të ulët për të ruajtur distancimin social. Kjo do të kërkojë ndryshime gati në të gjitha kompanitë.
Zyrat e shërbimit do të duhet të punojnë me turne, departamente të ndryshme të punojnë në ditë të ndryshme, dhe të bëhet pastrim i thellë gjatë ditëve kur ndryshohen turnet.
Restorantet do të ndryshojnë thellë, dhe fitimi i tyre parashikon të bien. Pronarët e restoranteve do të duhet të rirregullojnë ambjentet e kuzhinës si dhe të sallës së restorantit, për tju përshtatur rregullave të distancimit social.
Do të duhet vite të tëra që baret dhe restorantet të jenë të mbushura plot, apo që njerëzit të hyjnë në metro sikurse bënin përpara pandemisë.
Të dhënat e deritanishme, tregojnë se edhe në Suedi, që restorantet dhe baret nuk janë mbyllur, njerëzit nuk ikin më në restoarnet edhe në bare dhe si rrjedhim fitimet e tyre kanë rënë.
Pra, bizneset mund ta kenë edhe më të vështirë kohën për tu adaptuar. Ato do të kenë fitim shumë të ulët, çfarë do të thotë se do të humbin më shumë lekë.
Editoriali i New York Times shkruan se vetëm një mbështetje e qeverisë edhe gjatë periudhës së ringjalljes së ekonomisë duhet të vazhdojë të mbështesë bizneset private.
Paketat ekonomike të miratuara deri më tani duhet të shtrihen deri në periudhën e ringritjes, nëse qeveritë do të duan të shmangin falimentimin në masë të bizneseve.