Nga 1 marsi, Tirana pastrohet nga club-et e striptizmit

Prej 1 marsit, nga Tirana do të hiqen club-et e striptizmit, të cilat kishin mbirë si kërpudhat pas shiut në të gjitha rrugët kryesore të kryeqytetit.

Vendimi është dhënë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili njoftoi mbrëmë se në këtë mënyrë do të mundësohet edhe largimi i tyre nga zona të frekuentuara kryesisht nga adoleshentë, siç janë gjimnazistët.

“Deri dje kemi pasur disa anomali ligjore dhe thoshte dikush unë kam leje mjedisore. Si mund të kesh leje mjedisore për gomisteri poshtë pallatit apo lavazh me presion te ballkoni i tjetrit”, u shpreh Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Thoshte kam leje mjedisore përballë shkollës “Sami Frashëri” për klab striptist. Ça do me thënë kjo?Për sa kohë ky qytet ka zot dhe ka zgjedhur një këshill do të vendosim ne, sigurisht duke parë dhe pëlqimin e banorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të gjitha strip-klabet në Tiranë, afati është deri në 1 mars për tu larguar nga zonat e banuara të qytetit të Tiranës. Nuk është normale që përballë çdo shkolle ka strip-klabe, ka ardhur koha ti përzëmë nga qyteti. Me këtë vendim, është bashkia e Tiranë që jep autorizimin final për çfarëdolloj biznesi”, vijoi kryebashkiaku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?