Nga 200 kandidatë për FBI-në shqiptare, 192 kalojnë testin logjik
Kandidatët e parë për agjente të FBI-së shqiptare u mblodhën në Pallatin e Kongreseve për të marrë përgjigjet e testit logjik, të cilat janë avishuar jashtë derës së godinës. Nga 200 që kandiduan në listën fituese të testit logjikë janë 192 kandidatë.
Pas kalimit të filtrit në bazë të aftësive dhe logjikës, kandidatët për anëtarë në Byronë Kombëtare të Hetimit, do të testohen edhe për fizikun e tyre. Mësohet se për të kaluar në fazën e tretë do të bëjnë muskujt barku, sprint 300 metra; pompa toke dhe më pas kros për 2400 metra. Nëse i kalojnë të gjitha fazat do të mund të bëhen pjesë e organit më të ri të drejtësisë shqiptare.
Ky proces do të monitorohet nga afër edhe nga Komisioni Ndërkombëtar i Ekspertëve. Gara është për 60 vende të Byrosë Kombëtare te Hetimit, strukturë e njohur si FBI-ja shqiptare. Është bërthama e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të zyrtarëve të lartë.