Nga 291 kallëzime për 25 prillin, Gerti Shella: Veç gjysma u regjistruan nga SPAK-u

Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOÇIP shpalli rezultatet e raportit për hetimin e krimeve zgjedhore, si dhe shifrat e kallëzimeve që u depozituan në Prokuroritë e zakonshme dhe në SPAK në zgjedhjet për Kuvendin të mbajtura një vit më parë. Gerti Shella tha se janë gjithsej 291 kallëzime për krime zgjedhore, por rreth gjysma e tyre u regjistruan nga prokuroritë dhe SPAK-ut. Sipas tij është e paqartë arsyeja e fshirjes së këtyre kallëzimeve të bëra kryesisht nga PD, LSI, Presidenti dhe KQZ.

”Në muajin prill 2021 u dokumentuan nga ekipet monitoruese të INFOÇIP me faksimile 72 kallëzime për krime të dyshuara zgjedhore që iu dërguan specifikisht SPAK-ut kryesisht nga subjekti zgjedhor Partia Demokratike dhe më pak nga LSI dhe sigurisht 18 prej tyre duhet ti dërgoheshin për dijeni SPAK si sinjalizime më së shumti nga Presidenti i Republikës.

Në fillim të vitit 2022, ne u njohëm me raportin zyrtarë të institucionit për kriminalitetin dhe incidencën e krimeve të marra nën hetin nga SPAK, ku referoheshin 45 procedime penale në fushën e zgjedhjeve të mara nga ky institucion. Këto shifra siç e shikoni kanë lëvizur, ka një pikëpyetje pse kanë lëvizur. Në zgjedhjet e 25 prillit 2021 u depozituan në total dhe këtu kam parasysh 22 prokuroritë e rretheve, Spak-un, të paktën 291 njoftime ose kallëzime për vepra penale të dyshuara që cënojnë zgjedhjet demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej tyre 115 janë depozituar në Spak kurse 176 janë të depozituara në prokuroritë e rretheve. Në 6 raste është depozituar kallëzim për veprën penale të cilat ne fakt klasifikohen kunder personit, pra nuk janë krime zgjedhore, por që gjithsesi kanë sfond të pastër zgjedhor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një nga kallëzimet e bujshme që në fakt ka gjetur pasqyrim të konsiderueshëm dhe në media, çështja e patronazhistëve të cilat fillimisht u kallëzuan në SPAK nga dy subjekte si Presidenti i Republikës dhe subjekte të tjera zgjedhore por që për mungesë të kompetencës i ka kaluar prokurorive të zakonshme dhe në dijeninë tonë akoma nuk ka një rezultat për hetimin e këtij procesi”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?