Nga akuza për drogë tek mashtrimi, kush janë 3 personat e ekstraduar sot në Shqipëri
Tre shqiptarë, të dënuar për vepra të ndryshme penale, janë ekstraduar sot në vendin tonë. Burime zyrtare bënë me dije se si u ekstradua nga Greqia shtetasi Altin Gjergji, 37 vjeç, banues në Pukë, i cili është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me 6 vjet e 6 muaj burg, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Po ashtu, u ekstradua nga Greqia Renato Rama, 26 vjeç, banues në Tepelenë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Po ashtu, nga Italia u ekstradua sot Ergys Rexha, 31 vjeç, banues në Peqin, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me 2 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”.