Nga ardhja në Shqipëri, e deri tek urdhri për t’u dëbuar, çifti egjiptian 13 vite përballje me drejtësinë
Abdelaziz Ibrahim dhe bashkëshortja e tij, Hanëm Mohamed, mbërritën në Shqipëri në vitin 1995. Ata janë prindër të 4 fëmijëve, ku më i vogli, ka lindur në vendin tonë dhe ka marrë shtetësinë shqiptare. Ata punonin si drejtues pranë dy organizatave jofitimprurëse, konkretisht “Komiteti i Botës Islame” dhe “Mirësia”. Organizatat në fjalë shpërndanin ndihma ekonomike dhe organizonin kurse e aktivitete ekonomike për jetimët. Ata investonin edhe në ndërtimin e objekteve të kultit e xhamive për bemistarët.
Përgjatë 13 viteve nga 1995 deri në 2008, Abdelaziz Ibrahim dhe Hanëm Mohamed, ishin pajisur me leje qëndrimi, çka u mundësonte të jetonin brenda territorit të Shqipërisë. Në 2008 ata kishin bërë kërkese për leje qëndrimi, por nuk u ishte miratuar. Në mars të po këtij viti, Ministri i Brendshëm urdhëroi largimin Abdelaziz Ibrahim dhe familjes së tij, nga territori i Republikës së Shqipërisë si persona të padëshiruar. Në urdhër parashikohej detyrimi për t’u larguar nga territori i vendit, brenda datës 31.03.2008 dhe çifti detyrohej gjithashtu të mos futeshin në territorin e Republikës së Shqipërisë, deri më datë 30.03.2018.
Ishte policia e shtetit, ajo që propozoi dëbimin e ciftit, kjo bazuar në një informacion të siguruar nga Shërbimi Informativ Shtetëror, i cili nuk jepte pëlqimin për rinovimin e lejës së qëndrimit për Ibrahim e Hanëm Mohamed, por në dokumentat e shkëmbyera mes institucioneve, nuk shpjegohej arsyeja e dëbimit.
Çifti paraqiti disa kërkesa radhazi për të ndaluar largimin nga Shqipëria. Kërkesat i adresoheshin drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ministrit të Brendshëm, Kryeministrit, Presidentit të Republikës, por asnjëherë ata nuk morën përgjigje. Në këto kushte, vendosën ta ndiqnin cështjen në rrugë gjyqësore. Në korrik të 2008, gjykata e Tiranës iu dha të drejtë atyre, duke anuluar urdhrin për dëbimin nga vendi.
Gjykata arsyetonte se institucionet nuk kishin ndërmarrë asnjë masë për të verifikuar dhe garantuar të drejtat e fëmijëve të miture të ciftit. Duke urdhëruar largimin e prindërve – argumentonte më tej gjykata – vihet në rrezik familja dhe përkujdesja e fëmijëve. Një vit më vonë, Apeli e shfuqizoi vendimin e shkallës së parë dhe vendosi kundër ciftit.
Abdelaziz Ibrahim dhe bashkëshortja e tij Hanem Mohamed trokitën në duart e gjykatës së Lartë, duke këmbënguluar për të mos u dëbuar. Gjykata supreme, nuk e mori në konsisderatë kërkesën e tyre, përderisa vendos të mos e pranojë rekursin.
Por cështja nuk u mbyll këtu. Gjykata Kushtetuese e vënë në lëvizje nga cifti egjiptian, vendosi në 2015, të rikthejë cështjen për rigjykim në gjykatën e Lartë, pasi konstatoi shkelje të të drejtës për një proces të rregullt ligjor.
Cështja në fjalë, mbeti ndër vite pasi gjykata e Lartë kaloi në kolaps. Mijëra dosje, u arkivuan pasi institucioni doli jashtë funksioni. Përgjatë viteve të fundit, e gjithë trupa e gjyqtarëve, ose u largua me dorëheqje, ose u rrezua nga vettingu. Me plotësimin me 3 anëtarë të rinj nga radhët e jogjyqtarëve, fillimin e 2020, trupa e vetme gjykuese vendosi të shqyrtojë me prioritet cështjet e natyrës së vecantë.
Mes të tjerash, radhës i erdhi edhe dosjes së Abdelaziz Ibrahim e Hanem Mohamed. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, pasi e shqyrtoi cështjen vendosi të prishë vendimin e vitit 2009 të gjykatës së Apelit që firmosi kundër kërkesës së ciftit dhe ta dërgojë cështjen për gjykim në gjykatën e Apelit Administrativ.
Abdelaziz Ibrahim e Hanem Mohamed, rifitojnë në këtë mënyrë të drejtën për të kundërshtuar, edhe pse pas 13 vitesh ta kundërshtojnë urdhrin e Ministrit të Brendshëm për dëbimin e tyre jashtë vendit.