Nga azilkërkues në Bundesliga, historia e lojtarit shqiptar
Nga refugjatë, në Bundesliga 2. Është kjo historia e një 18-vjeçari që ka zënë vend në mediat gjermane javën e fundit. Ato shkruajnë për një talent 18-vjeçar dhe vëllain e tij 15-vjeçar, që shkuan një muaj më parë si azilkërkues në Gjermani dhe tashmë janë shumë pranë nënshkrimit të një kontrate me "Arminia Bilefeld". Kjo është historia e dy të rinjve jetimë mund të shërbente mjaft mirë edhe për një skenar filmi dhe këtë mund ta kuptoni nga rrëfimi prekës dhe shpresëndjellës i Elidon Bilalit. Ja intervista e Elidonit të dhënë për "Panorama Sport":
Elidon, kur keni shkuar në Gjermani?
Nuk kam shumë. Në fakt, vetëm më 9 korrik kisha biletën dhe u nisa në Gjermani si azilkërkues.
KOHA JONË SONDAZH

