Nga buroi kërkesa për përjashtimin e Ramës? “Ngrihet, s’ngrihet”!
“Nuk mundet dot ju të bllokoni asgjë dhe të pengoni asgjë. Për më tepër kur fillojnë ato kërcënimet, “shiko se do ngrihen këta dhe do ngrihen ata”. Kjo e ngritjes është “thirri, thirri të të ngrihet, ai i shkreti kokulur s’të përgjigjet dot”. Është poezi që e di doktori. Pyeteni doktorin se e di mirë ai”, është deklarata e kryeminstrit Edi Rama në kuvend, e cila çoi në këmbë një Shqipëri të tërë.
Kuksianët protestuan dhe shprehjen e kryeminsitrit e përkthyen në një variant respektiv pas arrestimeve. Pas protestës që asgjësoi sistemin e pagesës, kreu i qeverisë nisi komunikimin me tonet e ndjesës. Për shprehjen që u bë virale në rrjet dha një përgjigje.
“Shprehja në fjalë ka qenë krejt pa lidhje me këtë rast të posaçëm, ka qenë e lidhur me thirrjen për revolucion, me ngritjen në revolucion, se kemi kohë që shikojmë aspiratën për revolucion, jo për rastin konkret”, deklaroi ai.
Një pjesë e qytetarëve që u ngritënën protestë mbetën në burg e të tjerë drejtësia do t’i ndjekë nga shtëpia. Në të njëjtën ditë LSI kërkoi zyrtarisht përjashtimin e Kryeministrit nga Kuvendi.
KOHA JONË SONDAZH

