Nga e hëna ndryshojnë masat antiCovid, ja çfarë kërkohet për të hyrë në Greqi
Mënyra e hyrjes së udhëtarëve në Greqi ndryshon nga e hëna e ardhshme (07.02.2022). Për qytetarët e vaksinuar plotësisht, nuk do të kërkohet me PCR ose testi i shpejtë, por mjafton një certifikatë vaksinimi.
Direktiva e re e udhëtimeve u bë e ditur nga Thanos Plevris në një deklaratë të shkurtër për televizionin publik ERT. Nga e hëna, pra, udhëtarët që vijnë në Greqi dhe janë të vaksinuar, do të duhet thjesht të tregojnë certifikatën e tyre për të hyrë në vend.
Bëhet fjalë për qytetaret e BE që kanë një certifikatë europiane aktive ka deklaruar Thanos Plevris për ERT dhe ky vendim për heqjen e detyrimit te kryerjes se testeve për këta qytetarë pritet të nxisë ardhjet e turistëve.
Kjo pasohet nga një sërë masash që e bëjnë më të lehtë për vizitorët potenciale planifikimin e udhëtimit të tyre në Greqi.
Ministri i Turizmit Vassilis Kikilias ka deklaruar se: “Vendi ynë po përgatitet këtë vit për të pritur vizitorët e sezonit veror më herët se çdo herë tjetër nga data 1 mars. Turizmi grek ka treguar një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme në dy vitet e fundit, duke dërguar një mesazh të fortë sigurie për udhëtarët në vendin tonë dhe do të bëjë të njëjtën gjë edhe këtë vit”.
KOHA JONË SONDAZH

