“Nga Elbasani jeni transferuar në Vaqarr!” Berisha: Ja krimi elektoral
Pas akuzave të Partisë Demokratike se qeveria po i ndryshon vendbanimin e qytetarëve pa kërkesën e tyre, ish-kryeministri Sali Berisha ka sjellë një denoncim në faqen e tij në Facebook.
Sipas denoncimit një familje nga Elbasani është transferuar padijeninë e tyre me vendbanimin e Gjendjes Civile në njësinë administrative Vaqarr në Tiranë.
“Miredita zoti Berisha. Keta persona janë një familje e nderuar ne Elbasan. Ata janë paraqitur pranë bashkisë Elbasan për një shërbim. Dhe përgjigja ka qene! Jeni transferuar në komunën Vaqarr. Atje mund ta merrni këtë shërbim”, thuhet në mesazhin e Berishës i cili shkruan se “krim i shëmtuar elektoral i Edvin Hajdut dhe Gjeneral Hashashit”.
Ditë e djeshme ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, tha se përfaqësues të Partisë Demokratike dhe media të caktuara nën ndikim vijojnë të mashtrojnë hapur opinionin publik, duke trilluar operacione imagjinare për kinse “pengimin e qytetarëve për të votuar” nga ana e qeverisë. Ministri sqaroi sërish se nuk po ndodh dhe nuk do të ndodhë asnjë ndryshim, dhe kjo do shihet kur të publikohen listat më 5 Nëntor.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/1718433258317574